Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur orët e vona të së hënës në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në lagjen Pavarësia, pranë ish-Kombinatit të Peshkut.

Viktima është identifikuar si Vasil Dervishaj, 29 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, Dervishaj mësohet se udhëtonte me një makinë tip “Ford”, kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar, të cilët gjithashtu lëviznin me automjet.

Vasil Dervishaj ka gjetur vdekjen në vend nga breshëria e plumbave të marrë.

Policia ka ngritur pika kontrolli, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.