Një ngjarje e rëndë është shënuar sërish në minierën e Bulqizës ku ka mbetur e vdekur një 50-vjeçare.

Polica bën me dije se rreth orës 14.20, në pjacalen (shesh grumbullimin e kromit ) në zonën D,  të minierës në Bulqizë, gjatë punës shtetasja Shpresa Rami, rreth 50 vjeçe, banuese në Bulqizë, (punëtore), paraprakisht dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda.

Menjëherë është bërë transportimi për në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.