Një 50-vjeçar është hedhur nga kati i 3 i spitalit ditën e sotme dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në qytetine Vlorës dhe sipas policisë, viktima me iniciale M.K., ishte me probleme mendore.

Ai është dërguar nga shërbimet e Spitalit Psikiatrik Vlorë në Spitalin Rajonal por më pas ka mundur të largohet nga mjekët.

Burimet zyrtare njoftojnë së 50-vjeçari është hedhur nga kati 3 i spitalit, duke ndëruar jetë në çast.

Grupi hetimor ka nisur punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për rastin në fjalë.