Ky eshtë 60-vjeçari italian Piero Marmina (në foto), i cili u kap mbrëmjen e së mërkurës në portin e Durrësit në tentativë për të transportuar drejt Italisë rreth 6 kilogram marijuanë.

Ai u paraqit në Gjykatën e Krimeve te Rënda për t’u vleresuar me masën e sigurisë, por në tentative për t’i shpetuar kamerave 60-vjeçari, i dënuar edhe me parë në Itali nuk ka kursyer kercënimet. 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur per të masën arrest me afat 30 ditor deri sa prokuroria të marrë perfundimisht të gjitha ekspertizat për lëndën e dyshuar narkotike dhe të njoftohet edhe përfaqësia diplomatike ne Shqipëri.