Policia italiane ka goditur tri banda kriminale, njëra prej të cilave e përbërë nga shqiptarë, tjetra nga moldavë dhe rumunë dhe banda e tretë e përbërë nga kosovarë dhe moldavë.

Mediet italiane raportojnë se në pranga ranë 23 persona, si të përfshirë në organizata kriminale, grabitje, vjedhje, rrëmbime, përdorim armësh.

Operacioni u zhvillua nga karabinierët italianë të Stradella në bashkëpunim me ata në Piacenza, Milano, Brescia, Padova e Alessandria.

Operacioni i koduar  “Vampiri” u koordinua nga prokurorja e Pavia, Valentina De Stefano dhe kryeprokurori Gioergia Reposo dhe kishte filluar në shkurt 2017 pas një serie të gjatë vjedhjesh e grabitjesh në shtëpi e dyqane.

94 sulme të kësaj bande janë kryer nga shkurti i 2017-s deri në qershor 2018.