Një foshnjë vetëm dy javëshe ka ndërruar jetë ditën e djeshme në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë, ndërsa e ëma ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia bën me dije se nëna 40-vjeçare me inicialet V.K., e ka lindur foshnjen në kushte shtëpie, ndërsa pas komplikacioneve është dërguar në spital.
Nga veprimet e kryera rezulton se 40-vjeçarja është me çrregullime mendore.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim juridik.