Në një hotel në Golem të Kavajës ka rënë zjarr si pasojë e rrjedhjes së gazit në kaldajë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 18 korrik në bodrumin e hotelit, e si pasojë janë plagosur dy persona, pronari i hotelit A.L. 46 vjeç dhe punëtori me iniciale E.M.

Ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia referoi materialet në Prokurori për pronarin nën akuzën “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.L., vjeç 46, banues në Berat, pronar i një hoteli, pasi dyshohet se më datë 18.07.2018, në Golem, në bodrumin e hotelit, ka rënë zjarr si pasojë e rrjedhjes së gazit në kaldajë, ku janë dëmtuar A.L., dhe punëtori E.M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. Neni 289 i Kodit Penal.