“La memoria del vento” është libri i fotoreporterit Italian Luca Turi, që do të promovohet 24 orëve të ardhshme në portet e Barit (Itali) dhe Durrësit.

Tregimi fotografik i gazetarit nga Puglia i kushtohet Shqipërisë në 50 vitet e fundit, dhe veçanërisht ndryshimeve gjatë viteve 1990. Në 100 faqe tregohet historia e ndryshimeve kulturore, sociale, turistike dhe ekonomike të vendit tonë, parë me syrin e gazetarit të vendit fqinj.

Prezantimi i librit “La memoria del vento” do të zhvillohet mbi njerin prej trageteve të linjës Bari-Durrës.

Sot në mbrëmje në portin e Barit dhe nesër në portin e Durrësit pjesmarrësit mund të shohin edhe një ekspozitë me 100 panele fotografike nga pamje nga disa prej momenteve më të rëndësishme që ka fiksuar në celuloid fotoreporteri Luca Turi.