Trashëgimia kulturore në arsim (ajo që mbetet e prekshme nga një botë që s’është më)

Postuar: 17/04/2018 - 09:21

Nga Gladiola  Jorbus

Hulumtimi i antikitetit, së kaluarës së afërt dhe të largët  në mësimdhënien e shkencave shoqërore synon të kuptojë realitetin. Kjo njohuri duhet të drejtohet në transformimin e realitetit, në inovacionin e praktikave edukative dhe tejkalimin e praktikave të vjetruara.

Vetëm me praktika edukative dhe me përmbajtje të përshtatshme, realiteti ynë do të jetë në gjendje të edukojë gjeneratat e reja për të përcaktuar vendin e tyre në botë, problemet e tyre dhe vetëm atëherë, ata do të jenë në gjendje të angazhohen që të jenë agjentë kritikë në ndërtimin e së ardhmes.

Hulumtimi duhet të vendoset në qasjen e kurrikulës së shkencave shoqërore, duke paraqitur kështu një fokus në mësimdhënien e trashëgimisë kulturore, që favorizon formimin qytetar të studentëve. Arsimi i detyrueshëm duhet të dijë si të vetinformohet, duhet të dijë se si ta pyesë veten për pse-në e gjërave, duhet të ketë mendimin e tij rreth situatave që lindin, se si  t'i vlerësojë pozicionet e ndryshme në mënyrë që të kuptojë shoqërinë që e rrethon dhe duhet të jetë në gjendje të bëjë ndërhyrjet e duhura si institucion përgjegjës, kritik dhe aktiv për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Interesi në trashëgiminë kulturore në arsim  ekziston prej dekadash, si një traditë e madhe në përdorimin didaktik të trashëgimisë nëpër shkolla. Mësuesit e lëndëve shoqërore kanë shfaqur vazhdimisht tendencën që studentët e tyre të prekin nga afër dhe të kryejnë vizita në muze, institucione historike, artistike, në objekte arkeologjike, etj. Aktualisht, ky trend vazhdon të praktikohet paralelisht me inkorporimin e qendrave të interpretimit, qendrave ekspozuese dhe itinerareve historike. E gjithë kjo, me qëllim, bashkimin dhe lehtësimin e mësimit të  lëndëve histori, gjeografi, letërsi, qytetari etj. Këto hulumtime mbështesin dhe tregojnë rezultatet reale të këtyre vizitave tematike që i shërbejnë vazhdimisht motos së pavdekshme ciceroniane: “Historia magistra vitae est” / Historia mësuesja e jetës, dëshmitare e kohërave, drita e së vërtetës...

Asnjë popull i qytetëruar nuk mund të shkelë, të përdhosë a të nënçmojë historinë e vet.

Nga ana tjetër, vlera arsimore dhe didaktike e trashëgimisë duhet të jetë objekt serioz studimi, ku të analizohen dhe të debatohet mbi kontributet e saj kryesore.

Këto të fundit duhen trajtuar me përpikëri dhe të botohen në medie të ndryshme që kanë lidhje direkte me edukimin. Për mësimin, përvetësimin dhe thellimin në shkencat shoqërore, trashëgimia kulturore mund të konsiderohet si shprehje e vërtetë e identitetit kombëtar dhe mund të favorizojë:

- ndërtimin e një identiteti qytetar të përgjegjshëm (personal, social dhe kulturor), bazuar në vullnetin për të respektuar e ruajtur mjedisin dhe të kaluarën;

- zhvillimin e një mendimi kritik shoqëror, për të qenë në gjendje të vlerësohen historikisht, dëshmitë e së kaluarës dhe t’u jepet atyre rëndësi social - politike dhe kulturore;

- aftësinë për t'u përfshirë dhe për të vepruar me përgjegjësi në mirëmbajtjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e mjedisit lokal dhe global;

 - ndërtimin e një njohurie historike dhe shoqërore, që nga themelimi, vazhdimësia e përkohshme (e kaluara-e tashmja e ardhmja), e ndërtimit të vetëdijes letrare dhe historike me burimet parësore.

 “Trashëgimia është pjesa materiale e së kaluarës, ankorimi i kujtesës ", ajo që ende është e dukshme nga një botë që është bërë e padukshme” (Muñoz, 1998).

Për këtë arsye, konsiderohet se trashëgimia përbën identitetin e një vendi, të një grupi, qoftë dhe të një individi, ndaj konsiderohet se humbja e saj është e pariparueshme për njerëzimin në përgjithësi, sepse identiteti nuk është një shtet, por një proces dhe si i tillë, zhvillohet (Allieu-Mary-Frydman, 2003).

Koncepti i trashëgimisë kulturore  pasqyron një hapësirë ​​të re, në të cilën mund të mësosh, të vlerësosh dhe të njohësh identitetin e një kolektivi. 

Trashëgimia kulturore është një konstrukt që përfshin të gjitha ato elemente materiale ose të paprekshme që çdo grup (kolektiv, komunitet, qytet ose shoqëri)  njeh, zgjedh, miraton vullnetarisht si trashëgimi të së kaluarës së tij. Ajo është bagazhi ynë kulturor në të tashmen. Trashëgimia kulturore në arsim duhet të konfigurohet si trashëgimi që transmeton për brezat e ardhshëm në mënyrë që ata të mund të gëzojnë dhe të mësojnë, kështu që mund ta përdorin atë (trashëgiminë kulturore) në të kuptuarit e rrënjëve historike të së tashmes dhe të elementeve të vendimit për të ardhmen.

Mësimdhënia e trashëgimisë kulturore mund të ndihmojë në krijimin e vetëdijes historike tek të rinjtë, meqë mësimi i saj do t'i lejojë ata të kuptojnë më mirë të kaluarën që i rrethon, të vlerësojnë historinë e së tashmes dhe të marrin pjesë me vetëdije në ndërtimin e së ardhmes personale dhe shoqërore.

Prandaj nga didaktika e shkencave shoqërore duhet të promovohet mësimi dhe të mësuarit nga shkencat shoqërore përmes trashëgimisë kulturore, sepse ajo mund të lehtësojë përfshirjen dhe përkushtimin e qytetarëve e drejtuesve të ardhshëm për të vepruar në mënyrë kritike, demokratike dhe të përgjegjshme, në përputhje të plotë me vlerat, parimet dhe kërkesat e vendit e të kohës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Qyteti i Durrësit nderon kolosin e pikturës Ibrahim Kodra, në 100-vjetorin e lindjes, duke zhvilluar disa aktivitete të ndryshme.

Dhjetëra nxënës të shkollave të mesme në Durrës kanë marrë pjesë në ekspozitën "Turizmi dhe Riciklimi".

Prej vitesh një prej autoriteve të arkeologjisë dhe letërsisë shqiptare Moikom Zeqo është duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë.

Në galerinëe arteve pamore “Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit është çelur këtë fundjavë nje ekpozitë e veçantë me piktura t

Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare violinistja e njohur shkodrane, Viola Bajraktari.

   Hervin Çuli do të jetë Drejtori i Teatrit Kombëtar edhe për 4 vite të tjera.

   Nga Gladiola JORBUS

Nxënësit e shkollës së mesme "Leonik Tomeo" në Durrës, kanë zhvilluar në mjediset e Amfiteatrit një veprimtari mbresëlënëse, duke grumbul

   Të shtunën, më 31 Mars 2018, poetesha durrsake Gladiola Busulla Jorbus mori pjesë në festivalin e VII-të të poezisë Albansk Poesi Fest