Punëtori i një kopshti zoologjik është mbytur nga një tigër, të cilin e kishte rritur qysh kur ishte i vogël.

Punonjësi i kopshti zoologjik i identifikuar vetëm si Wu, po qëndronte brenda kafazit vetëm me tigrin, ku për vite të tëra e kishte ushqyer

Befasisht tigri i vërsulet dhe e kafshon deri në vdekje, kanë njoftuar zyrtarët e qytetit kinez Fuzhoi në provincën Fujian. 

Pamjet rrëqethëse të filmuara nga dëshmitarët okularë, shfaqin tigrin duke qëndruar pranë trupit të pajetë të burrit brenda kafazit, derisa dikush dëgjohet duke bërtitur “Telefononi policinë".

Një video tjetër e edituar nga mediat kineze për shkak të pamjeve të rënda, shfaqin tigrin duke e copëtuar burrin, ndersa punonjësit tjerë mundohen ta shpërqendrojnë tigrin duke e goditur me një shkop.

Edhe pse arritën ta tërheqin viktimën nga kafazi ai ishte pa shenja jete, ndërsa me të mbërritur në vendin e ngjarjes mjekët konfirmuan vdekjen e tij.