Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar sot mes Partisë Socialiste, Grupit Parlamentar të PS-së dhe Qeverisë.

Në faqen e tij në “Facebook”, aleati i Lulzim Bashës ‘përshëndet’ me ironi këtë marrëveshje, duke e quajtur atë një marrëveshje mes Edit dhe Ramës.

“Përshëndes marrëveshjen e bashkëpunimit të deputetëve socialistë me qeverinë socialiste. Domethënë marrëveshje e Edit me Ramën! Nuk kuptova vetëm se përse tallja duhet të shkojë deri në këtë pikë….”, shkruan Duka.