Gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri iu përgjigj gazetarëve edhe lidhur me raportimet se Habilajt i kanë blerë syze mijëra euro.
Fillimisht, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi disa ditë më parë një denoncim të qytetarit dixhital, sipas të cilit Habilajt i kishin blerë atij syze 5000 euro, ndërsa në media më pas u raportua se çmimi i syzeve shkonte deri në 10 500 euro.
Megjithëse Tahiri i hodhi poshtë akuzat, refuzoi të thoshte çmimin e saktë.
Gazetarja: Zoti Tahiri sa kushtojnë syzet tuaja? Zoti Berisha ka thënë se …
Tahiri: Mund të interesoheni për këtë, por të jeni të bindur…
Gazetarja: 10 500 Euro?
Tahiri: Por të jeni të bindur që asgjë në pasurinë time nuk kushton aq sa thotë Saliu.
Gazetarja: Sa kushtojnë?
Tahiri: E dyta, e keni kollaj të interesoheni dhe më duket shumë banale ta vazhdojmë këtë histori.