Kreu i PD-së Sali Berisha doli nga selia blu për t’iu drejtuar protestës para kryeministrisë, rreth 30 minuta më vonë se sa orari zyrtar i lajmëruar për tubimin.
Së bashku me deputetët Noka, Gjekmarkaj dhe Boçi, gjithashtu dhe me mbështetës të shumtë Berisha iu drejtua Bulevardit në marshimin e zakonshëm të fillimit të çdo proteste kombëtare.





