Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës këtë të mërkurë.
Deputeti demokrat Klevis Balliu është përplasur me kryetarin e Komisionit, Erjon Braçe, ku ky i fundit nuk ka duruar që Balliu i ka ndërprerë fjalën dhe ka mbyllur punimet e seancës pa diskutuar për ligjet.
Braçe ka paralajmëruar deputetin e PD-së se nuk zhvillohen më mbledhje të Komisionit sa të jetë ai prezent në salle.
DEBATI
Balliu: Zoti kryetar, çfarë justifikimi ke për 129…
Braçe: Ore do rrish tani të mbaroj unë fjalinë?
Balliu: Mbylle tashi…
Braçe: Mbledhja mbyllet këtu
Balliu: Po të fala mbylljes e kujt të dush, përgjigju këtyre letrave këtu.
Braçe: Nuk bëhet më mbledhje sa herë të jesh ti, kaq e thjeshtë
Balliu: Më e lehtë është, më shumë shanse ka unë të hyj këtu brenda se sa të hysh ti.
Braçe: Ja e shofim, pa merak, e shofim.