Në protestën e sotme të organizuar nga Partia Demokratike mbeti i gjakosur kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” Bledi Kasmi.

PD ka publikuar disa çaste më parë videon ku ai goditet në kokë me shkop gome nga efektivët e policisë.

Ai qëndron pas gardhit metalik të ngritur peshë nga protestuesit pranë godinës së ministrisë së Brendshme.

Përleshja midis simpatizantëve të opozitës dhe policisë përshkallëzoi në shtyrje dhe hedhje gurësh e sendesh të tjera të forta nga ana e protestuesve.

Kasmi deklaroi se u sulmua nga policia kur po protestonte ndërkohë që pohoi se thjesht po kryente detyrën e tij kur u godit me shkop gome nga efektivët.

Foto të tjera i fashuar me 10 qepje në kokë nga ambientet e Spitalit të Traumës.qarkulluan me shpejtësi në rrjet.