Cigaret elektronike vështirësojnë lënien e duhanit

Postuar: 08/01/2018 - 20:21

   Cigaret elektronike vazhdojnë të paraqiten në titujt kryesorë për arsyet e gabuara. Pavarësisht dëshmive për efektet e tyre negative, mbrojtësit e “avulluesve” pretendojnë se e-cigaret ofrojë vlera si pajisje për ta lënë duhanin. Ato ju ndihmojnë ta lini duhanin, thonë ata.

Por një studim të ri nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, sugjeron se e kundërta është e vërtetë se, e-cigaret në fakt e bëjnë më të vështirë lënien, dhe jo më të lehtë.

Studimi tregoi se duhanpirësit që përdorën e-cigare kishin 49 për qind më pak të ngjarë ta reduktojnë përdorimin e tyre të cigareve dhe 59 për qind më pak të ngjarë që ta lënë tërësisht.

“Bazuar në idenë se duhanpirësit përdorin e-cigare për ta lënë duhanin, ne hipotetizuam se duhanpirësit të cilët i përdorën këto produkte do të jenë më të suksesshëm në lënien e duhanit”- thotë autori i studimit dr. Wael Al-Delaimy, profesor i epidemiologjisë dhe shef i Divizionit UCSD në Global Public Health, në një njoftim për shtyp.

“Por hulumtimi e zbuloi të kundërtën. Ne kemi nevojë për studime të mëtejshme për t’u përgjigjur se pse ata nuk mund ta lënë duhanin. Një hipotezë është se duhanpirësit janë duke e marrë një rritje në dozë të nikotinës duke përdorur e-cigare”.

Hulumtimi është kryer si pjesë e një studimi njëvjeçar i cili e përcolli shëndetin dhe sjelljen e 1.000 duhanpirësve nga Kalifornia. Studimi gjithashtu zbuloi se femrat dhe duhanpirësit e përditshëm ishin dy grupet që kishin më shumë të ngjarë t’i kenë provuar cigaret elektronike, njofton tg.

Kritikët e e-cigareve po bëjnë thirrje për rregulla më të forta për ta ndaluar shitjen të miturve dhe për ta kufizuar tregtimin e e-cigareve.

Hulumtimi i ri është publikuar në “American Journal of Public Health”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Për herë të parë në 10 vjet, rastet e malaries globale nuk po reduktohen, duke shkaktuar shqetësime në lidhje me rishfaqjen e sëmundje

    Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare.

Rënia e menjëhershme në peshë tek të moshuarit është shenjë e kancerit, paralajmërojnë ekspertët.

Shafrani i Indisë mund të jetë një mënyrë shumë efikase për të lehtësuar migrenën.

Sam Wood është një trajner personal i sapo bërë baba, dhe rrëfen për publikun disa gabime të zakonshme që bëjnë njerëzit që duan të humbi

   Kërthiza është në forma dhe madhësi të ndryshme te njerëz të ndryshëm.

Këtë ndoshta nuk e dinit, por ka ekspertë që besojnë se disa enzima mirëbërëse te mjalti shkatërrohen nga kontakti me bakrin dhe hekurin.

A mund të qëndrosh pa pirë ujë, çaj apo çdo lëng tjetër për të paktën tetë orë? Vetëm ideja e kësaj sfide tingëllon shqetësuese apo jo?

Përdorimi i kufjeve për të dëgjuar muzikë është i dëmshëm.