Skandal në lokalet e Tiranës, shihni çfarë bëjnë adoleshentët (FOTO)

Postuar: 16/05/2018 - 21:20

   Fëmijët e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në Tiranë blejnë nargjile dhe e konsumojnë atë në lokale. Kamera e “Fiks Fare” filmoi në disa lokale në Tiranë, ku fëmijët konsumonin nargjile pa kurrfarë problemi. Ndërkohë, fenomeni i duhanpirjes në oborret e shkollave vazhdon.

Emisioni investigativ bëri një vëzhgim në lokalet e Tiranës, ku gjeti fëmijë të moshave 13-14 vjeç që tymosin nargjile. Edhe pse nargjileja lejohet të përdoret vetëm për moshat mbi 18 vjeç, lokalet në Tiranë e shesin pa asnjë problem kundrejt pagesës.

“Fiksi” solli me zë dhe figurë biseda me kamerierët e lokaleve që ua tregtonin fëmijëve nargjilen. Ata treguan se fëmijët janë 13 vjeç dhe nuk përbën problem konsumi.

“Fëmijët janë 13 vjeç, ua jap pa asnjë problem”, thotë një kamerier.

Ndërkohë, në oborret e gjimnazeve fëmijët konsumojnë duhan. Gjatë pushimit të gjatë, sapo dalin pranë oborrit të shkollës, nxënësit e gjimnazeve në Tiranë tymosin duhan në grupe.

Shefi i Shërbimit në Repartin Toksikologjik në QSUT, Zihni Sulaj tha për gazetarët e “Fiksit” se nargjileja nuk mund të konsumohet nga persona nën 22 vjeç.

“Nargjileja është me përbërje duhani dhe aromash të ndryshme. Përdorimi i vazhdueshëm i saj çon në varësi. Gjithashtu shërben si trampolinë për konsumimin e substancave narkotike”, tha Sulaj.

Shqetësimi i tij kryesor ishte mbi përbërjen e nargjiles, pasi sipas tij jo në të gjitha rastet ka duhan.

“Ne e dimë që ka duhan dhe përzierje aromash, por ka raste që aty mund të ketë edhe hashash. Kjo gjë e bën edhe më të vështirë problemin”, tregon për Fiksin zoti Sulaj.

Teuta Dinaj, inspektore në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor tha se kanë bërë inspektime nëpër lokalet e Tiranës, por nuk kanë konstatuar fëmijë që pinë nargjile.

“Ne kemi inspektuar dhe kemi vënë gjoba nëpër lokalet ku konsumohet duhan dhe nargjile. Gjobat kanë qenë deri në 30 mijë lekë për subjektin, 5.000 lekë për administratorin dhe 500 lekë për përdoruesin”, tha Dinaj. Ajo tregon se nuk ka një ligj specifik për nargjilen, por dënohet si konsumim duhani. /tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale (sektori i kualifikimeve) do të fillojë trajnimin e aplikantëve që kanë kërkuar të pajisen me Dësh

*Dita e Jetimëve, Manastirliu: T'i mundësojmë çdo fëmije pa përkrahje prindërore, një familje!

Nga sot, qytetarët e Tiranës dhe të zonave përreth nuk kanë nevojë të presin në radhë për të marrë një dokument.

   Dita kombëtare e fëmijëve jetimë e ka gjetur deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu në shtëpinë e fëmijës të qytetit bregdetar.

   Në kuadër të projektit “Thuaj stop trafikimit të fëmijëve” në shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë është organizuar një trak

   Në kuadër të ditës kombëtare të fëmijëve jetimë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka shtruar një drekë bamirësie për fëm

Forca e Ligjit do të jetë e ashpër pas datës 1 qershor për çdo subjekt që derdh ujërat e zeza në det.

Nga Peshkopia erdhi në Durrës për një jetë më të mirë, por babai i dy fëmijëve mbeti në mes të katër rrugëve, krejtësisht i pashpresë. 

   Një stendë e veçantë në Panairin e Punës 2018 në Durrës ishte dhe ajo e OJQ-ve dhe e bashkisë së Durrësit që kanë si qëllim sensibiliz

Shkolla 2-vjeçare parukeri-estetikë “Top Style School” me Qendrën trajnuese “GIOAD” Miss Fantazy është paraqitur në panairin e punës në D