Deputeti i PD-së Flamur Noka, tha se qeveria është shndërruar në organizatë kriminale.

Gjatë fjalës së tij në një takim me demokratët në Tropojë, Noka ka hedhur akuza ndaj SPAK dhe thotë se ky institucion vepron sipas porosive të qeverisë.

”Edi Rama dhe regjimi i tij po tentojnë të përkulin Tropojën. Në çdo fshat nuk mbillet më asgjë se nuk ka ku shitet, nuk ka treg, sepse qeveria e Ramës ka bllokuar subvencionet.

Sot sheh dëshpërim në Tropojë e në Shqipëri. Kemi një pushtet që ka zhytur Shqipërinë në situatë të mjerë. Qeverisja e Ramës është shndërruar në organizatë kriminale, që ka si synim grabitjen.

Edhe në Tropojë është krijuar 5R e Rexhës, siç funksionon 5D në Tiranë. Qeveria sillet në mënyrë çnjerëzore me qytetarët. Rrëmbejnë pronat, bëjnë ligje për të vjedhur bregdetin. Shqipëria është nën këtë babëzi, sepse në vend nuk ka drejtësi.

Dumani nuk shikon veprimet e paligjshme të qeverisë, por heton Ilir Metën sepse është kreu i një partie politike opozitare dhe në kundërshti me Ramën. 60 mijë euro me firmën e Veliaj shkojnë tek një biznesmen që quhet Blerim Hoxha në Zvicër, që është ortak me rusë.

SKAP nuk e shikon. Por SKAP i Dumanit thotë se po hetojmë pasurinë. Po pse nuk heton dot ti korrupsionin? Pse nuk heton dot firmat e Veliajt për inceneratorin e Tiranës? Nuk guxon. Ne kemi çuar si PD denoncim për 5D, organizatë kriminale e strukturuar me në krye Veliajn. E ka ndarë dosjen që mos quhet organizatë kriminale. Inceneratori u firmos nga Veliaj, Rama dhe Ëngjëll Agaçi.

Këta vjedhin taksat tuaja, taksat e shqiptarëve, këta s’janë organizata për SKAP-in e partisë. Një organizatë kriminale quhet qeveri e tjetra organizatë kriminale quhet SKAP, që mbulon hajdutëritë dhe pisllëqet e kësaj organizatës tjetër kriminale e prandaj shqiptarët humbin shpresën dhe detyrohen të largohen. Ne jemi këtu, socialistë e demokratë ta rrëzojmë këtë qeveri hajdute”, u shpreh Noka.