Teuta synon fitoren ndaj Skënderbeut, rikthehen disa futbollistë

Postuar: 13/03/2018 - 11:37

Humbja me Kukësin është hedhur pas krahëve nga “Djemtë e Detit”, që u janë rikthyer menjëherë përgatitjeve në terren për ndeshjen e radhës në kampionat. Skënderbeu vjen pas një momenti mjaft të mirë në Superiore, megjithatë ky fakt nuk i shqetëson bregdetarët, që kërkojnë të kthehen te fitorja në “Niko Dovana”.

Durrsakët gjithmonë kanë qenë një kundërshtar shumë i fortë për korçarët, madje konsiderohen edhe si “macja e zezë”, pasi ndeshjet mes tyre kanë qenë shumë të luftuara.Gjithsesi, në këtë edicion, Skënderbeu nuk e ka pasur të vështirë përballë tyre. Të katërta takimet, që janë zhvilluar mes tyre në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë, kanë folur për bardhekuqtë, të cilët kanë regjistruar katër fitore.

Interesant është fakti se në të dyja ndeshjet për kampionat, Teuta ka kaluar e para në avantazh, por nuk ka arritur ta menaxhojë rezultatin. Edhe kundër Kukësit, bregdetarët ishin të parët që kaluan në avantazh, por nuk ishin të zotë të kontrollonin lojën dhe si pasojë u mposhtën. Për këtë takim, trajneri Gentian Begeja nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin e majtë, Masahudu Alhasan, i cili në ndeshjen me Kukësin u ndëshkua me karton të kuq.

Lajmi i mirë për stafin teknik është rikthimi i qendërmbrojtësit Ante Hrkaç, i cili e nisi si zëvendë- sues edhe kundër kampionëve në fuqi. Gjithashtu, për këtë takim kthehet edhe mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj, i cili shleu pezullimin me një ndeshje, pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Ndërkohë, në dyshim është mesfushori Burhan Mustafov, që vazhdon të përgatitet veçmas grupit.Nuk ka pasur pushim për “Djemtë e Detit”, të cilët kanë zhvilluar edhe dje një seancë stërvitore.

Me përjashtim të Mustafov, i gjithë grupi i lojtarëve ishte në dispozicion të Begejës në stërvitjen e të dielës. Futbollistët që u aktivizuan në transfertën e “Zeqir Ymerit” zhvilluan disa ushtrime shkrythëse dhe vrapime rreth fushës, ndërsa pjesa tjetër punoi normalisht me ngarkesë të plotë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Lojtari më i mirë i këtij Botërori, si dhe më i miri për kroatët, Luka Modriç, është shprehur i zhgënjyer pas ndeshjes, por në fund de

   Franca u shpall kampione e botës pasi mundi 4-2 Kroacinë në ndeshjen finale të Rusi 2018.

   Për herë të parë në histori, Kroacia doli në finalen e Botërorit, por e humbi atë me rezultatin 4-2 me Francën.

   E gjihe Franca eshte në festë, pasi ekipi përfaqësues u shpall kampion bote, duke mundur në finalen e Rusi 2018 Kroacinë me rezultatin

   Franca ja ka dalë që të fitojë ‘luftën’ në Rusi, duke u bërë për herë të dytë ‘pronare’ e Kupën e Botës në Futboll.

   Marko van Basten ka kritikuar ashpër sulmuesin e Brazilit Nejmar, duke thënë se për shkak të sjelljes së tij në ndeshjet  e Kupës së B

   Për herë të parë në historinë e kombëtares belge ata mundën të renditeshin të tretët në një kupë botë pasi arritën të mposhtin në fina

   Pavarësisht konfirmimeve që erdhën mesjavën e kaluar, Jose Sampaoli nuk do të jetë më trajner i Argjentinës.

   Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis zbuloi një një prapaskenë shumë interesante, paraditen e sotme.

   Dajan Shehi është rikthyer te Teuta, por nuk do të luajë sërish me durrsakët, pasi është vendosur që të huazohet.