Whatsapp vjen me një risi të re

Postuar: 09/09/2017 - 14:09

Nga dita në ditë, aplikacionet e njohura po sjellin përditësime që po “çudisin” përdoruesit e tyre. Telefonat janë bërë pjesë e pandarë e jona dhe përditësimi i rrjeteve sociale apo aplikacioneve, shihet me interes të madh. 

“WhatsApp” ka vendosur t’i nënshtrohet një ndryshimi të madh. Aplikacioni i mesazheve, i cili është në pronësi të Facebook, po paraqet një sërë veçorish të reja të projektuara për ta ndihmuar atë të fitojë para.

Kompania është duke e bërë më të lehtë për bizneset dhe përdoruesit e rregullt të komunikojnë në platformë dhe thonë se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë porosi në WhatsApp dhe të marrin edhe përditësime nga kompanitë përmes tij.

Është nisur testimi i mjeteve në aplikacionin WhatsApp Business, i cili është ndërtuar për kompanitë e vogla dhe gjithashtu thotë se po punon për “një zgjidhje për sipërmarrjet, për kompanitë më të mëdha që veprojnë në një shkallë të gjerë me një bazë globale konsumatorësh”.

Aplikacioni WhatsApp Business është aktualisht falas, por kompania i ka thënë Wall Street Journal se synon ta bëjë me pagesë për bizneset “në të ardhmen”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Apple është gati t'i thotë lamtumirë përgjithmonë Touch ID, sistemi i njohjes së gjurmëve dixhitale që shërben për të zhbllokuar një i

   Rrjeti social më i madh, Facebook ka shfaqur probleme gjatë ditës së sotme.

Telefonat e zgjuar apo smartphone-t siç njihen ndryshe, kryefjala e fundit e teknologjisë, janë përqafuar vitet e fundit nga pjesa dërrmu

   WhatsApp po ndërton një shërbim të ri, i cili do të jetë krejtësisht i pavarur nga versioni normal i këtij aplikacioni.

   Messengeri i Facebook -ut ka një opsion të fshehur, shumë më të mirë nga ky që njohim të gjithë.

Me përditësimin për shfletuesit e Chrome dhe Opera, është e mundur të shihni se kur emaili që keni dërguar Gmail është i hapur dhe i lexu

   Raketat “supersonike” mund të nisin Luftën e Tretë Botërore nëse kombet e fuqishme shfaqin tendenca dhune, paralajmërojnë ekspertët.

Google ka prezantuar kufjet e reja të quajtura Pixel Buds, të cilat janë të dizajnuara që të punojnë më së miri me smartfonët e rinj, Goo

Ka gjithnjë opsione të ndryshme kur bëhet fjalë për të blerë një smartphone të ri.

   Toyota po teston një veturë me dy timonë, të quajtur Toyota Platform 2.1 Test Mule.