Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se rreth 1.1 milionë votues shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë. I ftuar në emisionin kreu i KQZ-së shprehet se deri më tani kanë ardhur mbi 22 mijë kërkesa nga diaspora për votim në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Ilirjan Celibashi: Shkon tek 7-8 minuta si proces regjistrimi. Janë 53% e atyre, të cilët kanë krijuar llogari në PER, e kanë realizuar në tentativën e tyre të parë. Kjo është mbresëlënëse për ne. Në total 1.1 milionë votues shqiptarë janë jashtë dhe 2.6 janë këtu. Ne sistemin e kemi ndërtuar që të gjithë të regjistrohen në platformë.
Teksa tregon etapat si të krijosh një llogari për votim jashtë vendit, kryekomisioni i KQZ-së, Celibashi thotë se nuk votojnë dot ata emigrantë që nuk kanë një dokument identifikimi shqiptar.
Fillimisht duhet hapur një llogari në PER, të deklarosh një numër telefoni, të ngarkosh numrin e ID, datëlindjen. Kështu krijon llogarinë në PER. Numri personal i identifikimit shqiptar. Për qëllime të regjistrimit, ai duhet të ngarkojë dokumentin e identifikimit shqiptar. Nuk regjistrohet dot si votues nëse nuk ka një dokument identifikimi shqiptar.
Nëse e ke të skaduar, mund të regjistrohesh, por gjatë 120 ditëve duhet ta rinovosh dokumentin. Gjithashtu do të duhet të ngarkosh një dokument që përmban adresën që do të ngarkosh në sistem. Nëse është në punë, një dokument pune, një dokument pronësie, një kontratë qiraje. Duhet të deklarosh adresën ku pret të vijë fleta e votimit. Gabimi që ka bërë një shumicë dërrmuese është se kanë deklaruar një adresë, por dokumenti që kanë ngarkuar ka një adresë tjetër.