Barcelona blindon një nga yjet më të rëndësishëm të ekipit, Ansu Fati, me sulmuesin që konsiderohet si pasuesi i Leo Messi. Fati ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2027 ndërsa ajo që tërheq më shumë vëmendjen është klauzola e tij e largimit, 1 miliard euro:

“I jam shumë mirënjohës klubit për mbështetjen që më kanë dhënë. Që nga dita e parë që kam shkelur në “Camp Nou” kam qenë i qartë se dëshiroja të qëndroja këtu për shumë vite. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, tani po shoh që ëndrra ime po realizohet. Kam shumë rrugë për të bërë në këtë klub, e rëndësishme është të qëndroj me këmbë në tokë”,– u shpreh numri 10-të në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.