Kanë dalë rezultatet e autopsisë së gruas shtatzënë, e cila u vra të mërkurën në mbrëmje nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Mediat kosovare bëjnë me dije se gjatë autopsisë së trupit të viktimës janë gjetur tre plumba një në kokë dhe dy në gjoks.

Ndërkaq, trupi i pajetë i 35-vjeçares po iu kthehet familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 ku Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten Hamide Magashin 35 vjeçe, e cila ishte në ditët e fundit të shtatzënisë.

Çifti ishte martuar këtë vit, por pas problemeve të shumta mes njëri-tjetrit ishin ndarë pesë muaj më parë.

Konfliktet e tyre kishin qenë të vazhdueshme ndërsa gruaja ishte pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje.

Halili është ende në kërkim nga policia pasi u arratis pas momentit të krimit.