Ish-deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu, pjesë e parlamentit në legjislaturën e kaluar, ka festuar sot 14-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj.

Ka qenë pikërisht ky i fundit, që përmes një postimi në rrjete sociale ka publikuar disa nga fotot më të bukura nga ceremonia martesore, e mbajtur më 21 tetor 2007, por edhe momente nga vitet e bashkëjetesës mes tyre.

Me fustanin e bardhë dhe kostumin e dhëndrit, por edhe me veshje popullore duke kërcyer vallet e Shqipërisë së mesme, çifti shfaq një harmoni për t’u admiruar.

Fatbardha Kadiu dhe Lulzim Gjuzi janë bekuar me 3 fëmijë, dy vajza dhe një djalë.  Daljen e fundit publike, ish-deputetja demokrate e bëri rreth një muaj më parë, kur ishte pjesëmarrëse në “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha në Durrës.