Policia Kufitare mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, godet një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 

Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë duke përdorur qenin antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, në  një mjet i cili ishte i ngarkuar në një karotrec  që drejtohej nga shtetasi B. S., Policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale rreth 15 kilogramë lëndë narkotike e llojit Marjuanë.

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasëve B.S., si dhe të dy pasagjerëve D.A., e D.S., banues në Kosovë, Serbi, Kosovë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Kosovare për zbardhjen e plotë të këtij rasti