LEZHE, 30 mars 2013– Krimi në familje godet sërish. Burime policore të Lezhës bëjnë të ditur se një baba ka vrarë vajzën e tij më armë zjarri.

Sipas policisë, shtetasi Nikoll Begu ka vrarë vajzën e tij Valentinën, 19 vjeç.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Tale të rrethit të Lezhës. Sipas policisë dyshohet se shkak për vrasjen e vajzës është bërë largimi i saj nga shtëpia prej 3 ditësh.

Sapo është kthyer në shtëpi, 19-vjeçarja është përballur me zemërimin e të atit, i cili nuk është përmbajtur dhe ka qëlluar mbi të me armë, duke e lënë të vdekur. 

Efektivët e rendit kanë prangosur 49 vjeçarin Begu dhe po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit të rëndë.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/