Dy motra në Berat, njëra prej të cilave e mitur, janë shfrytëzuar për prostitucion nga një vajzë 19-vjeçare me iniciale S.K., e cila është arrestuar gjatë një aksioni policor.

Kurse dy motrat e shfrytëzuara, A.A. 19 vjeçe dhe motra 15-vjeçarja, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë këtij operacioni, u arrestua edhe një person tjetër me iniciale K.B., pasi dyshohet se vinte baste sportive me celularë. Nga kontrollet, në banesën e tij u gjetën 1 shufër hekuri, 1 elektroshok, 1 shkop bejsbolli, 2 maska dhe 7 celularë. Gjithashtu, në kuadër të operacionit “Multiple”, nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e shtetasit K. B., shtetasin V. B. dhe për shtetasin B. E., 19 vjeç, pasi nga hetimet dyshohet se vinin baste sportive, me celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.