5 dhjetor 2015 –  Pajisjet smart që sot kushtojnë qindra euro, nuk punojnë aq mirë sa telefonat e dekadës së kaluar.

Ky është studimi i fundit i realizuar nga “Ofcom”, i cili ka dalë në rezultatin se telefonat e vjetër janë më të mirë se ata smart për të bërë telefonata apo për të dërguar mesazhe. 

Sipas kërkimit, qelqi dhe metali që përdoret tek telefonat smart, në ndryshim nga plastika e telefonave të lirë, janë shkaku kryesor që thirrjet nuk mund të jenë cilësore ose me ndërprerje.

Po ashtu, pajisjet smart nuk janë aq të mira në kapjen e sinjaleve të dobëta sa pajisjet e lira. Këtë mund ta vërtetojë secili nga ne, mjafton që të shkojë në një zonë rurale ku nuk ka shumë valë për të parë ndryshimet.

/portali DurresLajm/