Një efektive e patrullës në komisariatin nr.1 në Tiranë së bashku me kolegun e saj mbrëmjen e së mërkurës kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit të shërbimit.

Punonjësja ka humbur një send personal dhe ka kërkuar së bashku me kolegun në mjet.

Gjatë kërkimeve, në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit ata kanë gjetur një çantë të zezë meshkujsh të mbuluar me pluhur. Kur e kanë hapur, brenda saj kanë gjetur një pistoletë TT.

Arma është dërguar në laborator për shenjat e gishtave. Dyshohet se arma mund të jetë lënë nga ndonjë person i shoqëruar që ka qenë i armatosur.

Ai dyshohet se ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së efektivëve dhe e ka fshehur. Akoma nuk dihet sesa kohë ka patur arma e fshehur brenda makinës së policisë ndaj hetuesit dhe AMP nuk kanë akoma ndonjë emër të dyshuar.