Dy persona me motor, të maskuar me skafandra e të armatosur, kanë kërcënuar e grabitur punonjësin e një karburanti, duke i vjedhur xhiron ditore. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Aeroporti i Rinasit-Ura e Gjoles,  rreth orës 01.35.

Policia ka bërë me dije se grabitësit i kanë marrë shitësit të karburantit, shtetasit XH.Z. 47 vjeç, shumën e xhiros ditore, prej rreth 300 000 lekësh.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan efektivët e policisë, të cilët gjatë kryerjes së kontrollit të zonës përreth, gjetën të djegur, rreth 300 metra larg vendit të ngjarjes, motorin  të cilin kishin përdorur autorët,  i llojit 50 CC.

Ndërkohë policia ka filluar hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.