Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës për shitje narkotikësh. 40-vjeçari dhe 28-vjeçari u kapën me 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 thikë, shuma parash të fituara nga shitja e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në afërsi të një shkolle, dhe se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga shtetasi D. D”, njoftoi policia.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 19 vjeç. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë e dyshuar kanabis, të cilën nga veprimet hetimore dyshohet se ia kishte blerë 40-vjeçari.