Ky është 20-vjeçari Manuel Toska, i riu shqiptar që ka humbur tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të mërkure në Lecce të Italisë, në një aksident me makinë.
Viktima, që jetonte në Sannicola, udhëtonte me një makinë Alfa147 në një rrugë provinciale që lidh Gallipoli-n me Sannicola-n, kur humbi kontrollin e mjetit. Makina, e cila ishte në pronësi të të atit, përfundoi jashtë rrugës dhe më pas u përplas me një pemë. Ishin shoferët e rastit që njoftuan ambulancën.
Sipas medieve të vendit fqinj, aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit. 20-vjeçari punonte shitës në një supermarket në zonë dhe mësohet se ishte rrugës për në punë kur ndodhi aksidenti fatal.