Karim Benzema dhe Real Madrid mbyllin bashkëpunimin e nisur prej vitit 2009. Është vetë klubi madrilen që nëpërmjet një komunikimi në kanalin zyrtar njofton se francezi dhe Los Blancos do të ndajnë rrugët.

Në të gjithë këto vite, Benzema u shndërrua në një prej futbollistëve kryesorë të Galaktikëve duke fituar edhe 25 trofe, mes të cilave dallojnë pesë trofe të Champions League si dhe katër trofe të LaLiga-s.

Fituesi aktual i Topit të Artë është lojtari i pestë për nga prezencat me fanellaën e madrilenëve (647) ndërsa është për momentin golashënuesi i dytë më i mirë për spanjollët me 353 gola të shënuar.

Ai do të transferohet në Arabinë Saudite, aty ku e pret skuadra kampione e Al-Itihad. Francezi do të përfitojë 200 milionë euro në sezon, teksa prezantimi pritet të bëhet javën e ardhshme nëse çdo gjë do të shkojë sipas planeve.