Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur një ditë më parë në Golem, pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga një vajzë 22 vjeçe, ku policia arrestoi këtë të fundit.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. D., banuese në Kavajë.

Ajo, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasin R. L., 28 vjeç, këmbësor.

Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital.