Policia ka vendosur në pranga një 23-vjeçar pasi u kap duke udhëtuar në Range Rover me pistoletë me vete, që dyshohet se do ta shiste.

I riu me iniciale A. D., banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë në rrugën “Demir Progni” në zonën e Don Boskos.

Gjatë kontrolleve u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste. Pistoletën e kishte fshehur në një kuti të zezë në formë zemre.

Ndërsa në pamje 23-vjeçari shihet i prangosur dhe i shtrirë përtokë. Vijojnë hetimet për të identifikuar shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

arrestim arme range rover  (2)

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Operacione policore të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni “Gracka”. Sekuestrohet 1 pistoletë me municion.

U kap në flagrancë në zonën e Don Boskos, me armën e zjarrit që do ta shiste, vihet në pranga 23-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, të kryera në vijim të punës policore për garantimin e rendit dhe për goditjen e paligjshmërive, Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Gracka”.

Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

arrestim arme range rover
arrestim arme range rover  (1)