Melburni del nga një makth që zgjati nëntë muaj: që nga mesnata qyteti i madh australian ka dalë nga 262 ditë izolimi anti-Covid-19, i vendosur në gjashtë herë që nga marsi 2020. Ky është edhe izolimi  më i gjatë në botë, i cili mposht rekordin e mëparshëm të vendosur nga Buenos Aires, i cili zgjati gjithsej 234 ditë.

Njoftimi u bë të dielën e kaluar nga kryeministri i shtetit të Viktorias, Daniel Andrews, kur qyteti kaloi momentin historik të 70% të popullsisë së tij të vaksinuar plotësisht (89% mori të paktën një dozë), krahasuar me 65% të pjesës tjetër të vendit. Në qytetin me gati 5 milionë banorë nuk ka më shtetrrethim natën, nuk ka më nevojë për leje dalje nga shtëpia dhe njëkohësisht mund të kryhen vizita tek të afërmit apo miqtë.

Pube, restorante dhe klube rihapen. Megjithatë, nuk do të jetë ende e mundur për të udhëtuar në pjesën tjetër të shtetit.