TIRANË, 22 mars 2012 –Pavarësia shqiptare do të tregohet dhe në Amerikë me gjuhën e filmit artistik shqiptar, tashmë kult, “Nëntori i Dytë”, të sapo-restauruar.

Sajti i Projektit të Kinemasë Shqiptare dhe disa medie amerikane njoftojnë se më 27 dhe 29 mars 2013 jepet premiera e filmit shqiptar “Nëntori i Dytë” në Michelson Theater të Universitetit të Nju-Jorkut, me përkthim në anglisht.

Kurse më 28 mars 2013 shfaqet në Nju Ingllënd (New England) në Arkivin Kinematografik të Universitetit Uesljan (Wesleyan University).

Kështu shikuesit amerikanë do të shijojnë një film soc-realist shqiptar të restauruar me HiTech.

Një “Projekti i Kinemasë Shqiptare” synon të rrisë ndërgjegjësimin, vëmendjen dhe ndihmën ndaj Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në situatën e vështirë në të cilën ndodhet.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/