Një 31-vjeçare në Vlorë është proceduar penalisht nga policia pasi përplasi me makinë vajzën e saj.
Mësohet se Mynevre K., e cila drejtonte automjetin “Fiat” me targa “AA 940 NV”, përplasi vajzën e saj të mitur me iniciale A.K., 9 vjeç.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:00 në Llogora për shkak të pakujdesisë së drejtueses.
Fëmija është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. 31-vjeçarja është proceduar në gjendje të lirë.