Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, rreth orës 20:50.
Një 36-vjeçar me iniciale E.L., ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë së tij në katin e katërt në zonën e Astirit.
36-vjeçari, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes