Të tjera detaje zbardhen nga atentati me armë ndaj 39-vjeçarit Mina Zoja në Korçë. Mësohet se fillimisht ka pasur përleshje midis 39-vjeçarit dhe 8 personave të tjerë.

Pasi e kanë goditur, autorët janë larguar me shpejtësi. Më pas janë kthyer dhe e kanë qëlluar me armë, ku ka marrë një plumb në këmbë.

I plagosuri sapo ishte kthyer nga Gjermania ku jeton prej vitesh. Vetë i plagosuri Mina Zoja është shumë i rezervuar në dhënien e informacioneve. Ndërkaq forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes si dhe janë ngritur postblloqe në akset kryesore.

Shkak për plagosjen e 39-vjeçarit dyshohet të jetë bërë një konflikt i vjetër. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Ngjarja në fjalë ndodhi në rreth orës 18.05, në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë. /BW