Teksa sezoni i ri televiziv ka nisur dhe puna në ekran vazhdon intesivisht, Alketa Vejsiu ndodhet në Londër. Prej andej, ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, duke iu dhënë mundësinë ta pyesin rreth atyre që duan të dinë. Mes shumë pyetjeve një nga ndjekësit e ka pyetur: “Projekti është rrugës! A po zhvendosesh në Londër me familjen tënde? Keni një kohë të gjatë që ndodheni në Mbretërinë e Bashkuar?”

Dhe Alketa nuk ka hezituar të japë një përgjigje. Ajo ka treguar dy arsyet pse ndodhet në Londër: po punon për sezonin e ri televiziv dhe vajza e saj studion atje. Dhe më pas, ka treguar se mund të zhvendoset atje për të kryer masterin në “Biznes Ndërkombëtar.

“Selia e Kompanive më të Mira të Prodhimit të TV -së janë këtu, kështu që po punoj për Sezonin e ri të TV. Vajza ime studion këtu. Dhe po, unë ndoshta do të filloj masterin tim në Biznesin Ndërkombëtar!”-shkruan Alketa.

Megjithatë, për momentin ajo nuk ka në plan të largohet pasi edhe këtë sezon do e shohim në ekran me “Love Story”. E pyetur se kur fillon emision dhe sa herë në javë do transmetohet, Alketa ka treguar se reality show nis në tetor dhe do jetë çdo ditë, nga e hëna në të premte, në ekran dhe në prime time.