Policia në Korçë ka proceduar penalisht një 47-vjeçare, pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. X., 47 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj”, thuhet në njoftim.