Eshtrat e një vajzë 6-vjeçare amerikane, e cila u zhduk 5 vjet më parë, janë gjetur nga policia.

Rasti i vogëlushes Isabel Celis u solli ndërmend hetuesve misterin e zhdukjes së vajzës tjetër Madeleine McCann.

Isabel u zhduk 5 vite më parë nga dhoma e saj, ndërkohë që për gjetjen e 6-vjeçares u angazhuan 100 efektivë policie.

Mbetjet e trupit të saj janë gjetur 1 muaj më parë, por, pas analizave mjeko-ligjore, u arrit në përfundimin se bëhej fjalë për vogëlushen Isabel, raporton Dailymail.

Rasti i saj është i ngjashëm me atë të 3-vjeçares Madeleine, e cila u zhduk në 3 maj të vitit 2007 nga dhoma e hotelit, ndërsa prindërit e saj Gerry dhe Kate po hanin drekë në lokalin e hotelit.

Ndërkohë, policia nuk ka bërë të ditur ende rrethanat e vdekjes së 6-vjeçares Isabel.