Dy vëllezër janë goditur me thikë nga një 51-vjeçar në rrugën “Ali Visha”  në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, pas një konflikti për motive të dobta mes autorit dhe dy vëllezërve.

51-vjeçari me iniciale Sh. H., raportohet ka goditur dyshohet ka goditur dy vëllezërit me iniciale A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar për veprime të metejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.