Kultivimi i luleshtrydheve në një prej zonave kryesore në Shqipëri, në Kafaraj të Fierit, është futur në një metodë të re që synon rritjen e cilësisë së produktit bujqësor dhe natyrisht sigurimin e tregut dhe të subvencioneve nga ana e shtetit.

Për herë të parë disa fermerë të kësaj kulture bujqësore kanë vendosur të bashkohen duke krijuar një kooperativë.

Vetë fermerët shprehen optimist për këtë nismë të vonuar sipas tyre.

Rezultatet e grupimit të këtyre fermerëve pritet të nxisin krijimin e kooperativave edhe të fermerëve që kultivojnë kultura të tjera bujqësore, ndërsa nevojiten përmirësime të tjera ligjore si dhe certifikimi i markave për produktet bujqësore shqiptare.