Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 680 viktima e 17.572 të infektuar më shumë nga pandemia globale. Numri i viktimave Covid në Itali ka arritur në 66.537 dhe i të infektuarve në 1 888 144 persona.

Dita e sotme ka shënuar 34 495 të shëruar më shumë duke e cuar numrin e përgjithshëm të tyre që nga nisja e pandemisë në 1 175 901 persona.

645 706 janë të infektuar aktivë në Itali e rreth 17 607 raste pozitive më pak se një ditë më parë.

Ndër ta 615883 të sëmurë po kurohen në kushtet e izolimit shtëpiak, 26897 janë të shtruar në strukturat spitalore e 2926 pacintë po kurohen në repartet e terapisë intesive.