Fjetja nudo nudo sjell shumë benefite për shëndetin tuaj. Zbuloni 7 kryesoret!

Merilyn Monroe kur shkonte për të fjetur “vishte” vetëm dy pika parfum. Ndoshta diva nuk e dinte që në këtë mënyrë po kujdesej për shëndetin e saj. Fjetja nudo sjell shumë avantazhe për shëndetin, nga humbja e peshës tek një lëkurë më e mirë.

Ja 7 motivet pse duhet të fleni nudo:

1. Do të flini më mirë.

Gjatë gjumit temperatura e trupit shkon në 36 gradë. Është kushti ideal për të siguruar një gjumë të vazhdueshëm e të thellë. Fjetja nudo ju ndihmon të ruani këtë temperaturë ideale, ndërsa midis mbulesave dhe pizhamave, trupi duhet të sforcohet për të ruajtur këtë temperaturë.  Si pasojë nuk do të bëni një gjumë të rehatshëm.

2. Do të ruani një peshë ideale

Duke fjetur nudo siç thamë më lart trupi ruan temperaturën 36 gradë. Ndërsa flini trupi djeg kalori për të ruajtur këtë temperaturë konstante dhe punon që mos ta lërë atë të ulet më shumë. Kështu do të ruani një peshë ideale pa shumë sforcime.

3. Ulni rreziqet për prekjen nga diabeti

Për momentin është vetëm një hipotezë, por fjetja nudo thuhet se ul rrezikun për t’u prekur nga diabeti. Kur trupi djeg kalori në tentativë për të mbajtur temperaturën 36 gradë, djeg fillimisht sheqernat, duke ulur kështu nivelin e tyre dhe si pasojë edhe riskun e prekjes nga diabeti.

4. Do të keni një lëkurë më të mirë

Nata është momenti në të cilin i gjithë trupi rigjenerohet dhe pushon. Përse të mos e lejoni atëherë lëkurën të ajroset? Do të shikoni menjëherë rezultatet: lëkurë më e freskët dhe elastike, e gatshme për një ditë të re.

5. Do të evitoni rrjedhjet vaginale

E dini që po të flini pa mbathje mund të zgjidhni problemin e rrjedhjeve vaginale? Ato shpesh shkaktohen nga kontakti i lëkurës me pjesën e brendshshme të mbathjeve, që shkakton nxehtësi, e cila duhet shmangur, pasi në këtë mënyrë rrezikoheni nga infeksionet vaginale.

6. Do të njihni më mirë trupin tuaj

Fjetja nudo përveç avantazheve fizike, mund të ketë edhe përfitime psikologjike. Nëse do të filloni të flini në këtë mënyrë mund të njihni më mirë trupin tuaj dhe të fitoni siguri e vetëvlerësim. Të provoni nuk ju kushton asgjë…

7. Do të përmirësoni raportin me partnerin

Studimet kanë treguar se çiftet që flenë nudo janë më të qetë se të tjerët. Një njohje më e mirë edhe me trupin e partnerit përmirëson raportin dhe besimin tuaj. Pastaj ndër të tjera, fjeta nudo sigurisht që është më seksi.

Për ta mbyllur:

Fjetja nudo është më ekonomike!

Nëse akoma nuk je e bindur, mendo sasa mund të kursesh duke mos blerë pizhama për çdo sezon dhe duke evituar larjen e tyre me lavatriçe!

Përshtati nga "alfemminile", R.O.