11 gusht 2015 – Ylli kosovar Xherdan Shaqiri, pritet të përfitojë shumë nga transferimi në Stoke City.

Transferimi i Xherdan Shaqirit te Stoke City është vetëm çështje orësh. Ylli kosovar ka kryer testet mjekësore dhe ka arritur marrëveshje me klubin nga Premierliga.

Sipas tabloidit zviceran “Blick”, Shaqiri do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare dhe pritet të përfitojë 8 milionë franga bruto (7 milionë euro) tek ekipi i ri. Kurse, Stoke pritet t’i paguajë Interit 18 milionë franga (16.5 milionë euro).

Kështu, klubit anglez Shaqiri do t’i kushtojë gjithsej 50 milionë franga (46 milionë euro). 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/