Policia e Devollit ka arrestuar një 71-vjeçar dy herë brenda 3 ditësh.

Ai akuzohet për dhunë në familje dhe ishte lënë i lirë nga Gjykata e Korçës. Por sot, 3 ditë më vonë, 71-vjeçari Xh.P. është arrestuar sërish për të njëjtën vepër penale.

Ai ka kanosur me thikë në banesë djalin e tij, 41-vjeçarin R.P.

I moshuari ishte arrestuar para 3 ditësh për të njëjtën vepër penale, pra për dhunë në familje, por gjykata e liroi duke vendosur masën detyrim paraqitje.