Një person është hedhur nga kati i katërt i një pallati në Korçë. I dëmtuari Pëllumb Hoti mësohet se është vetëhedhur nga dritarja e banesës së tij, në kushte të rënduara psikologjike pasi dyshohet se vuan nga depresioni.

Zjarrfikësja dhe policia në vendin e ngjarjes teksa kanë nxjerrë të dëmtuarin që po dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

“Më datë 03.02.2023, rreth orës 07:46, në lagjen nr. 18, Korçë, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit (ku banon vajza e tij) shtetasi P. H., rreth 75 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e ambulancës, zjarrfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra rezulton se 75-vjeçari, vuan nga depresioni,” njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.